Tottenhami mund bindshëm Leicester Cityn

0
533

Tottenhami që drejtohet nga trajneri portugez shkatërroi 3-0 Leicester City-n dhe u jep mundësi “Djajve të Kuq” që të parakalojnë pikërisht “Dhelprat” në renditje, sigurisht nëse marrin pikë në sfidën e 22 korrikut ndaj West Hamit në “Old Trafford”.

Në “Tottenham Hotspur Stadium” të Londrës sfida praktikisht u vendos që në pjesën e parë, që u mbyll 3-0. Rezultati u zhbllokua në minutën e gjashtë nga Sn Heung-Min, oditja e të cilit u devijua nga Justin, për të ardhur më pas te dy golat e Harry Kane në minutat 37’ dhe 40’, në të dy rastet pas bashkëpunimit me brazilianin Lucas.

Humbje e rëndë (0-2) e Bournemouthit në fushën e tij përballë Southamptonit, që e bën thuajse të pamundur qëndrimin në Premier League, kur ka vetëm një ndeshje për të luajtur dhe diferenca me Watfordin është tri pikë.

Në “Vitality Stadium” vendësit pësuan dy gola të shënuan nga Ings në fund të pjesës së parë dhe Adams në minutën e 8-të shtesë. Kujtojmë që në fillim të pjesës së dytë Ings humbi penalltinë për miqtë.

Leave a Reply