Topi i Artë, ora 20:30, Messi apo van Dijk?

0
44

Lionel Messi, Virgil Van Dijk, Mohammed Salah apo Cristiano Ronaldo, cili do të jetë pasuesi i Luka Modricit? Janë katër emra, mes të cilëve do të zgjidhet fituesi i ri i Topit të Artë, në një ceremoni të organizuar nga “France Football”.

E të mendosh që fituesi në fuqi, kroati i Real Madridit, nuk është as në listën e 30 kandidatëve për fitimin e këtij çmimi prestigjioz individual (kaloi një sezon për t’u harrual me Real Madridin).

E në këtë rast bëhet pyetja e përjetshme që lidhet me këtë trofe: prevalojnë paraqitjet personale nga janari në dhjetor apo trofetë që kandidatët kanë arritur të fitojnë me skuadrat respektive? Një dyshim që vetëm ata që do të votojnë do të jenë të aftë të shuajnë.

Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah kanë epërsinë e suksesit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Champions League, ndërsa Messi faktin që ka shënuar plot 46 gola me Barcelonën (ka fituar La Ligan) dhe Argjentinën. Nuk përjashtohet nga gara CR7, që këtë vit i shtoi palmaresit të tij titullin e Serisë A, Superkupën e Italisë dhe trofeun e edicionit të parë të Nations League.

Dy futbollistët e Liverpoolit janë në njëfarë mënyrë risia në këtë rivalitet, që është dominuar prej më shumë se një dekade nga Messi dhe Ronaldo, që kanë fituar 10 (nga 5 herë) nga 11 Topat e Artë të fundit.

Rregulli

Një gazetar i specializuar i sportit, i përzgjedhur nga çdo vend në botë, duhet të përpilojë një listë më 5 emra, të cilëve do t’u japë respektivisht, nga i pari tek i pesti, 6, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Juria duhet të bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale dhe kolektive gjatë vitit, klasi i futbollistit (talenti dhe fair play) dhe karriera e tij.

Mbledhja e pikëve do të dekretojë fituesin. Nëse rezulton se dy futbollistë se kanë grumbulluar të njëjtin numër pikësh, do të ketë përparësi në renditje ai që ka marrë më shumë pikë si zgjedhje e parë (më pas si zgjedhje e dytë e kështu më radhë).

Leave a Reply