Toma thotë se për momentin po mendon veç për Zvicrën

0
366

Bastien Toma ka dhënë një intervistë për SFR, ku ndër të tjerash ka folur edhe për kërkesën që t’i bashkohet Kosovës.

Ai konsiderohet si një driblues i fortë, ka lojë intelegjente dhe ka një sy të stërvitur mirë.

21 vjecari ka tashmë gjashtë asistime në ekipin kombëtar të Zvicrës U21, transmeton Indeksonline.

Toma ka pasur kontakte edhe me Kosovën pasi ai posedon edhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

Megjithatë futbollisti thotë se për momentin nuk e ka ndërmend një lëvizje të tillë.

Çështja e një ndryshimi nuk më lind. Unë e kam diskutuar këtë gjerësisht me familjen time dhe nuk ndiej asnjë presion. Për momentin nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës”, ka thënë Toma.

Lojtari kosovar shpesh është krahasuar me mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne. 

Leave a Reply