Titullar i padiskutueshëm në mbrojtje, Barça gati t’i përmirësojë pagën francezit

0
313

Pavarësisht situatës jo të mirë financiare, Barcelona po përgatit rinovimin me një nga lojtarët më konstantë në skuadër, Clement Lenglet.

Mbrojtësi 25-vjeçar është i padiskutueshëm në repartin e pasmë, ku ka luajtur 81 ndeshje në 88 në total në dy sezone dhe për drejtuesit mbetet pikë referimi.

Palët kanë nisur bisedimet për kontratën e re e cila më tepër do të jetë si përmirësim i pagës së francezit, pasi kontrata aktuale skadon pas 3 sezonesh, ndërsa firma pritet të jetë vetëm formalitet./SS/

Leave a Reply