Tielemans dëshira e madhe e Realit për mesfushën

0
24

Real Madrid pritet të bëjë ndryshime të mëdha në verën e vitit 2022.

Gjiganti spanjoll ka nevojë për ta ripërtërirë ekipin dhe tanimë një gjë e tillë ka nisur, ku së fundmi u ofrua mesfushori francez Edoardo Camavinga.

Por për verën e vitit të ardhshëm, media në Spanjë kanë raportuar se Los Blancos pritet të bëjnë transferime të mëdha.

Paul Pogba është në listën e dëshirave, por objektivi madhor për repartin e mesfushës është belgu Youri Tielemans.

24-vjeçari ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Leicesterit dhe shihet si zëvendësuesi adekuat i gjermanit Toni Kroos.

Problemi më i madh qëndron tek Leicesteri që për ta lënë të lirë yllin belg kërkojnë rreth 80 milionë euro.

Tielemans ishte bashkuar me ‘Dhelprat’ nga Monaco në vitin 2018 për një shumë prej 45 milionë euro.

Ndërkohë përveç Realit lojtari kërkohet edhe nga skuadra tjera të mëdha si Barcelona, Liverpool e Manchester United, por Los Blancos mbeten skuadra favorite për ta transferuar atë, për faktin se vet Tielemans është një tifozë i madrilenëve.

Leave a Reply