The Guardian: Anglia nuk ka marrë kësi pritje kurrë askund

0
71

Mediumi prestigjioz britanik The Guardian po e mbulon transmetimin e ndeshjes së Kosovës kundër Anglisë dhe atmosferën në tribuna, e cila është e jashtëzakonshme.

Kosova luajti mjaft mirë gjatë pjesës së parë, por e pësoi një gol nga Harry Winks.

Sidoqoftë, atmosfera në tribuna është festive dhe për këtë raporton The Guardian.

“Kur ne po përjetonim gjenocidin dhe dhunimin e grave, ju na i rritët shpresat tona për liri. Gjithnjë falënderues, Anglisë!” – shkruhet në një pankartë nga tifozët dardanë.

“Është e drejtë të themi që kjo nuk është pritja që Anglia është mësuar ta pranojë kur luan jashtë shtëpisë” – thotë The Guardian.

Ndërkohë që shumë të tjerë mbajnë pankarta me flamurin e Anglisë.

Leave a Reply