Ter Stegen: Tani s’është koha për ta vazhduar kontratën me Barcelonën

0
420

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka këmbëngulur se është shumë i lumtur në klubin katalonas, edhe pse i ka pezulluar bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Ter Stegen mbaron në fund të sezonit 2021/22 dhe për të interesim të madh ka shfaqur Bayern Munich, pas dyshimeve për të ardhmen e Manuel Neuer në Bavari, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht dyshimeve për të ardhmen e vet, Ter Stegen thotë se tani nuk është koha për të biseduar për kontratën e re për shkak të pandemisë koronavirus.

“Ne i kemi mbajtur bisedimet fillestare tashmë”, tha portieri gjerman në një lidhje direkte në Instagram.

“Por siç kam thënë, i kemi pezulluar. Ka gjëra shumë më të rëndësishme. Unë jam i lumtur këtu dhe gjendja sportive është e mirë, ekipi po bën mirë. Çfarë duhet të kërkojë më shumë?” shtoi ai.

Ter Stegen iu bashkua Barçës nga klubi i Bundesligës Monchengladbach më 2014. 

Leave a Reply