Të dielen organizohet garë çiklizmi, destinacioni Prizren – Gjakovë

0
486

Bazuar në rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Federata e Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Çiklizmit “Prizreni”, të dielën më 28 Qershor 2020, organizojnë garën e parë, pas rikthimit nga pauza shkaku i pandemisë, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

“Më 28 Qershor, nga ora 11:00 në shtegun e gjatë 32 km, do të kenë mundësi që të marrin pjesë të gjitha klubet e FÇK-së (përfshirë klubet e sapoformuara) si dhe qytetarët, entuziastë të çiklizmit.

Gara organizohet nga klubi nikoqir “Prizreni” dhe për qytetarët që duan të marrin pjesë, luten që të kenë helmetat dhe paisjet tjera të nevojshme për të kaluar shtegun prej 32 km.

Me këtë garë, edhe zyrtarisht do të shënohet kthimi i garave të çiklizmit në Kosovë, pas pauzës së detyrueshme shkaku I rrethanave të krijuara nga pandemia e Covid-19.

Suksese e fat të gjithë pjesëmarrësve!”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply