Tare jep lajmin e fundit në Open: Futbolli italian me dyer të mbyllura

0
69

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare tha në Open në Top Channel lajmin e fundit rreth situatës së kampionati Italian.

Në veri të Italisë siç duket futbolli do të jetë me dyer të mbyllura. Ndërsa në jug ka ende një shpresë të vogël që ndeshjet mund të luhen me tifozë- tha Igli Tare.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare foli edhe për eksperiencën në Genoa. ‘Në Genoa nuk ishte një eksperiencë e bukur mund të them. Të gjithë kishim frikë dhe panik. Por situata kaloi. Në Romë nuk ka asnjë rast. Dyshohej vetëm për një djalë që pas testimeve rezultoi negative’- tha Igli Tare.

Leave a Reply