Talenti i Arsenalit, Gabriel Martinelli, në radarët e Real Madridit

0
33

Gabriel Martinelli po kalon momente të mira në sezonin e tij debutues në Evropë edhe pse skuadra nuk është në formë.

Braziliani i ri ka shënuar 10 gola në 21 paraqitje me Gunnersin, të fundit e shënoi në barazimin 2-2 të Arsenalit kundër Chelseat.

Përveç golit ai bëri paraqitje shumë të mirë edhe pse skuadra e tyre ishte me 10 lojtar.

18-vjeçari ka marrë vëmendje nga skuadra e Real Madridit.

Sipas “Daily Mail”-it, Los Blancoset janë të interesuar për të nënshkruar me talentin e ri që vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Arsenali duket se nuk është i interesuar ta shesë dhe do të ofrojë trefishim të pagës për ta shuar interesimin e Realit.

Martinelli, aktualisht merr 10.000 funte në javë dhe është në kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024. 

Leave a Reply