Supertalenti prizrenas, Arbër Rushiti përforcon KB ‘New Basket’

0
636

Arbër Rushiti është basketbollist nga Prizreni. Ai tashmë i ka mbushur të 18-tat. Hapat e parë në këtë sport i ka marrë nga babai i tij që në moshën 9-vjeçare në SHB “Junior 06”, shkollë kjo e cila drejtohet nga trajneri i palodhshshëm, Ramush Rushiti.

Talenti i Arbrit dhe puna e vazhdueshme ndikuan tek ai që të vazhdojë me sukses në KB “Bashkimi”, ku luajti për të gjitha gruposhat e këtij klubi.

Gjatësia prej 184 centometrash, shpejtësia e tij, saktësia nga distanca dhe manovrimi fantastik me top kanë bërë që ai të luajë në pozitën e organizatorit të ndeshjes dhe ta marrë epitetin e “snajperistit”. Këto veti të jashtëzakonshme ndikuan tek talenti prizerenas që të luajë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës për U-14, U-15 dhe U-16. Me këta të fundit mori pjesë në Kampionatin Evropian të mbajtur në Sarajevë. Po ashtu Arbri ishte edhe pjesë e ekipit të seniorëve të Bashkimit dhe Ponte Prizrenit.

Mirëpo, fatkeqësisht, sikurse shumë talentëve të tjerë vendorë, këtu nuk i jepet hapësira e mjafteshme. Kështu që Arbri u detyrua të shkojë në Gjermani ku pas 6 muajah pritet të rikthehet. Ndërkohë gjatë kësaj kohe ky talent do ta ndihmojë KB “New Basket” në rrugëtimin e tij drejt inkuadrimit në elitën e basketbollit kosovar.
Asat e së ardhmes lindin në gjirin e së sotmes. A do të jetë një as i së ardhmes Arbri? Pa dyshim që po. Suksese!/V.B

Leave a Reply