Superliga vazhdon sot me sfida drithëruese

0
395

Është një prej atyre ditëve që thjeshtë s’duhet t’i humbim! Në Drenas, Suharekë e Prishtinë zhvillohen tri ndeshjet e radhës së xhiros së pestë.

Takimi i parë që luhet është ai mes Feronikelit dhe Dritës prej 13:30.

Dy ndeshjet e fundit pa fitore ndaj Drenicës dhe Arbërisë e “detyrojnë” Niklin të luajë për tri pikë, ndërsa me objektiv të njëjtë udhëton drejt “Rexhep Rexhepit” edhe kampioni aktual, Drita.

Prej 15:00, në fushë zbret lideri i klasifikimit, Ballkani. Portokallezinjtë janë nikoqirë të Drenicës, skuadër ndaj të cilës duhet të kenë kujdes maksimal sepse edicionin e kaluar në fazën e tretë kampionale iu mori një pikë në Suharekë, që në fund iu kushtoi shumë djemve të Ismet Munishit.

Në të njëjtin orar zhvillohet edhe derbi rajonal mes Prishtinës dhe Llapit në “Fadil Vokrri”, transmeton Olle.

Skuadra e Zekirija Ramadanit kërkon medoemos fitoren pas dy dështimeve radhazi ndaj Arbërisë dhe Trepçës ’89, ndërsa Llapi udhëton drejt kryeqytetit për t’i rrëmbyer pikët e para këtë edicion.

SUPERLIGA – SOT

13:30 Feronikeli – Drita

15:00 Ballkani – Drenica

15:00 Prishtina – Llapi  

Leave a Reply