Superliga rikthehet sot me tri ndeshje interesante

0
364

Nga mesjava në fundjavë, Superliga nuk ndalet! Elita e futbollit kosovar shënon sot hapjen e xhiros së tetë, që do të sjellë disa ballafaqime interesante.

Pas humbjes së parë sezonale që e pësoi te Ballkani, Drita sot rikthehet në shtëpi për t’u ndeshur me Drenicën.

Kuqezinjtë pësuan humbje nga Arbëria në fundjavë, kështu që do të kërkojnë medoemos të dalin të pamposhtur nga Gjilani, derisa bardhekaltërit s’kanë asnjë opsion tjetër pos fitores, që është rruga e vetme për të ndjekur liderin nga Suhareka.

Skuadra e vetme që nuk e ka shijuar ende fitoren këtë edicion, Llapi, do të luajë në “Zahir Pajaziti” ndaj befasisë së këtij kampionati, Arbërisë.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo ndërmjet Besës dhe Feronikelit në Brestovik.

Gjyqtar kryesor në Gjilan do të jetë Visar Kastrati, në Podujevë Mervan Bejtullahu ndërsa në Brestovik, Besfort Kasumi, raporton Olle.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 14:00.

SUPERLIGA – SOT

14:00 Drita – Drenica

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Alban Ejupi, Visar Kelmendi, Tefik Maloku.

14:00 Llapi – Arbëria

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Meriton Berisha, Fatlum Jashari, Alban Shala.

14:00 Besa – Feronikeli

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Bajram Kabashi, Hekuran Osmani, Dardan Caka 

Leave a Reply