Superliga kthehet sot me sfidën Besa-Trepça ’89, nesër kryederbi

0
374

Fundjava sjellë xhiron e pestë të elitës së futbollit kosovar, që sjellë sfida shumë interesante mes skuadrave që duan titullin dhe mbijetesën.

Xhiroja e pestë hapet sot me takimin Besa – Trepca ’89, që luhet në Brestovik prej 15:00.

Mitrovicasit janë favoritë për këtë ndeshje, mirëpo pejanët treguan edhe ndaj Dritës që mund të nxjerrin telashe nëse dikush i nënçmon.

Të dielën prej 13:30 luhet kryendeshja e fundjavës ndërmjet Feronikelit dhe Dritës. Një orë e gjysmë më vonë në Suharekë e Prishtinë luhen dy ndeshje tjera interesante, Ballkani-Drenica dhe Prishtina-Llapi, raporton Olle.

Kjo xhiro mbyllet të hënën me përballjen mes Gjilanit dhe Arbërisë.

XHIRO 5

E shtunë

Besa – Trepça ‘89

E diel

Feronikeli – Drita

Ballkani – Drenica

Prishtina – Llapi

E hënë

Gjilani – Arbëria

Leave a Reply