Suksesi i Suedisë, meritë e Zllatanit

0
405

“Ndihem shumë më mirë”, thotë Zlatan Ibrahimovic pas fitores me 3-0 kundër Kosovës.

Pas fitores së ngushtë 1-0 kundër Gjeorgisë të enjten, trajneri i përfaqësueses suedeze, Janne Andersson, ishte kritik ndaj lojës së tregur në fushë, ndërkohë që kundër Kosovës, lojtarët e tij iu përgjigjën këshillave të tij dhe ofruan një lojë sulmuese, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

Trajneri Andersson ishte falënderues ndaj Zllatan Ibrahimoviqit për kontributin e tij të dhënë në fushë.

“Shumë faleminderit Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi 39-vjeçarë njihet si një golashënuesi më i mirë i verdhëkaltërve në të gjitha kohërave (62), por tani, në rikthimin e tij, ai ka pasur sukses më të madh si sulmues”, theksoi trasjneri Andersson.

Ndërkaq Ibrahimoviq, nga ana e tij shtoi se për sa kohë që mund ta ndihmoj ekipin, unë do të bëj atë që duhet të bëj.

“Nga ana ime,… Unë nuk kam qëllime individualisht, përkundrazi – kolektivisht. Unë jam duke shkuar për të ndihmuar këta njerëz të bëhen më të mirë. Kjo është puna ime tani, thotë ai në konferencën për shtyp më pas”, theksoi Ibrahimoviq./RTKLive

Leave a Reply