Steve Bruce i “nënshtrohet” fatit, do ta zëvendësojë Conte

0
253

Steve Bruce po numëron ditët si trajner i Newcastle. Tekniku aktual i “Magpies”, e di që ndryshimi i pronësisë së klubit do të sjellë largimit e tij nga detyra. Pas zyrtarizimit të blerjes së klubit anglez nga një konsorcium arab, 60-vjeçari deklaroi:

“Dua të vazhdoj, do të doja të kisha mundësinë që t’u tregoja pronarëve të rinj atë që mund të bëj, por duhet të jemi realist, ndoshta duan të punojnë me një trajner të ri. Nuk e kam të vështirë për ta kuptuar këtë.”

Newcastle është në rënie të lirë pasi ka arritur vetëm tri barazime në shtatë ndeshjet e para të Premier League-s. Pa asnjë fitore dhe me një ndryshim të kursit në klub, Steve Bruce e di se të thotë lamtumirë.

“Nëse e humbas punën time, do të jem i trishtuar, është puna që kam dashur gjithmonë, kam qenë jashtëzakonisht krenar që jam trajner i Neëcastle, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Vendimi nuk merret nga unë, do të pranoj sido që të jetë.”

Mediet në Angli dhe Itali kanë raportuar menjëherë për blerjes së Newcastle nga arabët se drejtimin e skuadrës do ta marrë Antonio Conte, i cili ka mbetur trajner i lirë pas largimit nga Interi në fund të sezonit të kaluar.

Leave a Reply