Sterling “sherr” me Gomez, Southgate e përjashton

0
39

Plas te Anglia. Raheem Sterling nuk do të luajë në ndeshjen e kësaj të enjteje ndaj Malit të Zi për shkak të një zënke me Joe Gomez.

Episdoi i shëmtuar që ndodhi në stërvitjen e kësaj të hëne te kombëtarja angleze e kishte zanafillën që nga sfida mes Liverpoolit dhe Manchester City-t pasi edhe aty dy futbollistët e tre luanëve patën një përplasje. Sipas “The Mirror” Sterling ka tentuar ta kapë për qafe mbrojtësin e The Reds me idenë për të nisur një përplasje fizike.

Sjellja e sulmuesit anësor si ka pëlqyer aspak trajnerit Gareth Southgate i cili e ka ndëshkuar Sterlingun duke e lënë jashtë ndeshjes me Malin e Zi dhe gjithçka është konfirmuar nga Federata Angleze e Futbollit me një postim në Tëitter. Të dielën Anglia do të udhëtojë drejt Prishtinës për t’u ndeshur me Kosovën por nëse fiton ndaj Malit të Zi do të kualifikohet zyrtarisht në Euro 2020 që të enjten. Sterling ndërkohë me një postim në profiling e tij në Instagram ka dashur të shuajë polemikat duke deklaruar se mes tij dhe Gomez çdo gjë është sqaruar.

Leave a Reply