Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës, Ballkani apo Prishtina do të siguroj një vend në Evropë

0
477

Sonte prej orës 17:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të përballen Ballkani dhe Prishtina, në finalen e Kupës së Kosovës.

Kjo ndeshje nuk do të jetë vetëm një “luftë” për trofe por do të jenë në kërkim të një vendi në Evropë.

Pas 33 xhirove të zhvilluara në ligë, Ballkani dhe Prishtina mbetën në pozitën e tretë dhe të katërt në tabelë.

E përkundër që asnjëra s’i arriti qëllimet e veta përmes ligës, shpresat e asnjërës skuadër nuk janë shuar ende, pasi që fituesi i Kupës së Kosovës e zë një vend në fazat kualifikuese për Ligën e Evropës.

Leave a Reply