Sot në 21:15 Manchester City-Liverpool, dueli i kreut premton spektakël

0
357
Liverpool's Dutch midfielder Georginio Wijnaldum (C) controls the ball during the English Premier League football match between Liverpool and Manchester City at Anfield in Liverpool, north west England on November 10, 2019. (Photo by Paul ELLIS / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No video emulation. Social media in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No use in betting publications, games or single club/league/player publications. /

Ekzaktësisht një javë pas zyrtarizimit të titullit të parë të Liverpulit, në historinë e Premier League-s kampionati anglez vë përballë pikërisht dy klubet më të fortë në ishull.

Manchester City dhe Liverpool-i janë me diferencë dy ekipet më të mirë në Angli në këto vitet e fundit, e për t’u bindur për një fakt të tillë mjafton thjesht të përmendet fakti që këto dy skuadra kanë grumbulluar plot 344 pikë së bashku në dy edicionet e fundit të Premiershipit, madje nevojiten akoma edhe 7 javë që të mbyllet përfundimisht ky edicion i kampionatit. Kur u hodh shorti fillimisht takimi i fazës së dytë City – Liverpool ishte programuar në kalendar për t’u luajtur në muajin mars, sidoqoftë gjithcka u shty për shkak të ndërprerjes së gjatë dhe periudhës së izolimit, për arsye të pandemisë së koronavirusit. E pra, askujt nuk mund t’i ketë shkuar ndër mend një skenar i tillë, me Liverpulin që kurorëzohet si kampion i Anglisë pas plot 30 vjetësh, që 7 javë para mbylljes së Premier League-s, gjithsesi për vetë mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet e këtij sezoni “të kuqtë” e kanë merituar në mënyrë të padiskutueshme titullin, duke e dominuar sezonin nga fillimi në fund. Më herët në Kontinentin e Vjetër nga 5 kampionatet më të rëndësishme në Evropë është kurorëzuar me titullin kampion vetëm Paris SG në Francë, klub që mban edhe rekordin në këtë aspekt, gjithsesi ceuria e shkëlqyer e klubit nga Merseyside ka reduktuar ndjeshëm rëndësinë e këtij dueli të zjarrtë dhe të shumpritur, aq sa tani një takim i tillë do të mbartë thjesht vlera statistikore në edicionin e 28 të Premier League-s.

Mbi të gjitha kjo ndeshje do të luhet pa spektatorë, për shkak të virusit COVID-19, megjithëse për hir të së vërtetës sic ka deklaruar edhe vetë administratori i Premiershipit Richard Masters Premier League ka dalë vullnetare, duke ofruar zgjidhje të ndryshme, prej edhe ndihmës së cmuar të teknologjisë, në mënyrë që fansat të rikthehen dhe të hyjnë lirshëm nëpër stadiume, madje pa rregullat që i kushtëzojnë patjetër distancimin social, falë një pasaporte biologjike që mund të krijohet. Takimi fillimisht ishte në dyshim për t’u mbajtur pikërisht në Etihad, pasi organizatorët iu druheshin grumbullimeve masive jashtë dyerve të stadiumit dhe ndonjë përplasjeje të mundshme të dy tifozerive, për shkak të rivalitetit ndërmjet dy klubeve, që për hir të së vërtetës në këto vitet e fundit është shtuar ndjeshëm, madje organet policore vendore e konsideruan si një duel të një shkalle të lartë rrezikshmërie. Bëhet fjalë për një rivalitet të egër të “të kuqve” me gjithë Zonën e Mankunias, pasi në qytet mund të krijoheshin konflikte gjithashtu edhe me tifozët e “djajve të kuq” të Manchester United. Nëse City do të kishte mundur Chelsea-n brenda në Stamford Bridge atëherë ekzistonte mundësia që tifozët e “the reds” të udhëtonin të shumtë në numër për të shkurorëzuar kampionët në fuqi dhe për të festuar në shtëpinë e rivalëve të urryer, armiqve të përbetuar të Manchester United, megjithatë për fatin e mirë të organizatorëve ky lloj skenari nuk u realizua.

Në krahun tjetër kryebashkiaku i Liverpulit Joe Anderson, një tifoz “i thekur” i Evertonit, ka kritikuar ashpër fansat e zjarrtë dhe të paduruar të Liverpulit, që ndryshe nga sa kishin premtuar, për të respektuar rregullat e distancimit social, u grumbulluan të shumtë në numër pas tribunës së famshme “The Kop” dhe ndezën zjarre dhe lëshuan fishekzjarre te sheshi ku ndodhet godina e famshme “liver bird”, zogu i mëlcisë, një krijesë mitike që përfaqëson edhe simbolin e Qytetit të Liverpulit, pa harruar edhe ndotjen dhe papastërtitë që lanë pas festimeve të pakontrolluara, tifozët e zjarrtë të të kuqve, festime që gjithsesi u kritikuan ashpër edhe nga vetë administratori i përgjithshëm i Premier League-s Richard Masters, që deklaroi se fansat në një periudhë të tillë duhet të tregohen shumë më të përgjegjshëm, për arsye të pandemisë së koronavirusit. Në Etihad “sky blues” kanë fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit, e përjashtim bën vetëm barazimi 2-2 me Crystal Palace-n, në mesin e muajit janar, ecuri ku City ka shënuar minimalisht dy gola në cdo ndeshje, ndërsa katër nga këto sfida skuadra e Guardiolës i ka fituar pa pësuar fare gol. Diferenca në kreun e renditjes është plot 23 pikë, gjithsesi vlen të theksohet fakti që klubi nga Merseyside është paraqitur vërtet shumë dobët larg Anfield-it, duke humbur 3 dhe barazuar 1 në 4 sfidat e fundit jashtë, në të gjithë kompeticionet, me kundërshtarë si Atletico Madrid në Champions, Chelsea në Kupën e Mbretëreshës dhe Ëatford e Everton në kampionat, ndeshje ku ekipi i drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp nuk ka arritur të gjejë dot as rrjetën.

Historia e skuadrave të kurorëzuara me titullin në Angli ka ndryshuar në 5 vitet e fundit, e duke lënë mënjanë City-n e Guardiolës që i shtrënguar nga presingu i Liverpulit e përfundoi edicionin e kaluar me 14 fitore rresht, në vitet tjera ekipet që kanë fituar titullin më të lakmuar në ishull përpara kohe edhe “kanë hequr këmbën nga gazi”, e kanë toleruar. Kështu që nga viti 2015 kur Chelsea i Mourinho-s u shkatërrua 3-0 në Haëthorns, nga Ëest Bromëich Albion, skuadrat e shpallura kampione përpara kohe kanë regjistruar në pjesën e mbetur të kampionatit 8 fitore, 2 barazime e 10 humbje. Natyrisht që nuk është ky rasti, sepse Liverpuli i drejtuar nga trajneri shvab duket i motivuar ende në lojë për të vendosur edhe 5 rekorde të reja, për të fiksuar numrin më të madh të pikëve, numrin më të lartë të fitoreve, numrin më të madh të fitoreve si në ndeshjet brenda ashtu edhe për ato jashtë fushe, si dhe diferencën më të madhe të pikëve, nga klubi i vendit të dytë. Mohamed Salah është në kuotën e 17 golave dhe është në garë për të marrë për herë të tretë rresht, këpucën e artë të Premier League-s.

Në vitin 2018 Momo e fitoi këtë trofe me 32 gola, 2 më shumë se sulmuesi i Tottenham-it Harry kane, ndërsa sezonin e kaluar ishin tre lojtarë që e mbyllën kampionatin me nga 22 gola, Aubameyang i Arsenalit si dhe dyshja e Liverpulit Mane – Salah, sidoqoftë i kënaqur edhe nga titulli sulmuesi egjiptian ka premtuar se do të qëndrojë gjatë te Liverpuli, madje 28-vjecari është i bindur se me skuadrën që kanë “të kuqtë” do të fitojnë akoma më shumë. Salah i ka shënuar City-t 4 gola në 8 sfidat e fundit dhe Liverpuli i ka fituar të 21 takimet kur ka udhëhequr në rezultat që në pjesën e parë, ndërkohë në krahun tjetër futbollisti më në formë është Kevin De Bruyne, që ka shënuar 3 gola që pas rikthimit.

Në një formë të mirë janë paraqitur edhe lojtarë të tillë si Raheem Sterling, Riyad Mahrez apo dhe David Silva dhe “citizens” me shumë gjasa do ta konsiderojnë këtë takim si një provë të përgjithshme, para sfidave të rëndësishme në FA Cup dhe Champions League. Trajneri Pep Guardiola nuk do të ketë në dispozicion Fernandinho-n, golashënuesin më të mirë të ekipit Sergio Aguero, ndërsa spanjolli Eric Garcia ka probleme fizike. Në anë tjetër do të mungojnë James Milner dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa Joel Matip është në dyshim. Pritet një ndeshje e hapur ndërmjet dy trajnerëve që pëlqejnë lojën e bukur, sidoqoftë Klopp është antidoti i efektit Guardiola, mjafton të kujtohet fakti që City i drejtuar nga trajneri spanjoll ka fituar vetëm 1 nga 8 përballjet e fundit me Liverpulin. Ndeshja do të luhet pra në Stadiumin Etihad, në orën 21:15 dhe do të drejtohet nga kryesori Anthony Taylor./SS

Leave a Reply