Sot hidhet shorti, zbulohen kundërshtarët e mundshëm të skuadrave shqiptare

0
414

Skuadrat e Kategorisë Superiore të Shqipërisë bënë një performancë të jashtëzakonshme, duke u kualifikuar të gjitha për në turin e dytë eliminator të Europa Leagues, ndërsa numri i skuadrave shqiptare që do të garojnë në këtë nivel, shkon në 6, duke shtuar edhe Shkëndijën, Renovën e Dritën.

Sot në orën 13:00, në shtëpinë e UEFA-s në Nyon do të hidhet edhe shorti i turit të dytë eliminator, ndërsa mbrëmjen e djeshme organizatorët bënë edhe ndarjen në vazo të skuadrave, duke përcaktuar kundërshtarët e mundshëm të ekipeve shqiptare.

Kështu Kukësi do të përballet me njërën mes gjermanëve të Wolfsburgut, kroatëve të Hajdukut të Splitit dhe boshnjakëve të Zrinjskit, me verilindorët që bëjnë tifo dukshëm për këta të fundit. Me njërën prej këtyre të trejave do të përballet edhe skuadra nga Xhepçishti, Renova që është në një vazo me Kukësin.

Tre kundërshtarët e mundshëm për Teutën janë spanjollët e Granadës, qipriotën e Apollon Limasolit dhe rumunët e Steauas së Bukureshtit, me durrsakët që do të preferonin njërën nga dy të fundit, për të pasur më shumë shanse për të vijuar më tej.

Një nga skuadrat që mori kualifikimin me më shumë vuajtje, ishte Laçi, që në turin e dytë mund të përballet me Tottenhamin e Jose Mourinhos. Londinezët, izraelitët e Hapoel Ber Sheva dhe ukrainasit e Kolos Kovalivka janë kundërshtarët e mundshëm të kurbinasve në turin e dytë.

Disi më modeste janë tre skuadrat me të cilat mund të përballet Shkëndija e Tetovës në këtë tur, pasi bëhet fjalë për CSKA-në e Sofies, rumunët e Botosanit dhe moldavët e Sfintul Suruceni.

Në këtë tur do të garojë edhe Drita e Kosovës, e cila do të përballet me një nga kundërshtarët e mëposhtëm, si Ararat-Armenia (ARM), Connah’s Quay Nomads (ËAL), Fola Esch (LUX), Sileks (MKD), Budućnost Podgorica (MNE), Dinamo Tbilisi (GEO), Astana (KAZ).

Kujtojmë që edhe ndeshejt e turit të dytë e të tretë eliminator do të luhen me vetëm nëj takim dhe skuadra pritëse do të përcaktiohet vetëm gjatë shortit që do të hidhet sot në orën 13:00 në Nyon.

Kukësi dhe Renova:
1. Wolfsburg (Gjermani)
2. Hajduk Split (Kroaci)
3. Zrinjski (Bosnjë)

Laçi:
Totenhem Hotspur (Angli)
Hapoel Ber Sheva (Izrael)
Kolos Kovalivka (Ukrainë)

Teuta:
Granada (Spanjë)
Apollon Limasol (Qipro)
Steaua Bukuresht (Rumani)

Shkëndija:
CSKA Sofia (Bullgari)
Botoshani (Rumani)
Sfintul Suruceni (Moldavi)

Drita:
Ararat-Armenia (Armeni)
Connah’s Quay Nomads (Uells)
Fola Esch (Luksemburg)
Sileks (Maqedoni)
Budućnost Podgorica (Mali i Zi)
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)
Astana (Kazakistan)

Leave a Reply