Sky News: Kosova e priti Anglinë shumë më ndryshe nga vendet tjera ku futbolli u prish nga racizmi

0
72

Pritja që Anglisë iu bë në Prishtinë ishte shumë më ndryshe nga disa vende të tjera, përfshirë Bullgarinë dhe Malin e Zi ku loja e futbollit u prish nga abuzimet raciste, shkruan Sky News në Britani të Madhe.

Lojtarëve dhe tifozëve të Anglisë iu ofrua një mikpritje e ngrohtë në Prishtinë dhe qytetet e tjera për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Kosovës, shkruan transmetuesi britanik, përcjell Gazeta Express.

Flamujt e të dy vendeve u vendosen nëpër kryeqytet bashkë me banerë me mbishkrimin “mirë së vini dhe respekt”, para një ndeshjeje të cilën Anglia e fitoi 4:0 në stadiumin Fadil Vokrri.

Sky Newsit i la përshtypje edhe posterin në njërin prej dyqaneve të Prishtinës me fotografinë e yllit të Anglisë, Raheem Sterling, me fjalët “mirë se vjen vëlla”.

Transmetuesi publik britanik përmendi edhe faktin se mikpritja që kosovarët ia bënë Anglisë ishte e kundërta e asaj që ia ofruan bullgarët dhe malazezët në ndeshjet e kaluara.

Lojtarët anglezë u abuzuan në forma raciste në Bullgari dhe Mal të Zi. 

Leave a Reply