Skuadra gjermane me ofertë për Florian Kamberin

0
374

Florian Kamberi mund të rikthehet përsëri të luajë në futbollin gjerman.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kishte kaluar dy vite në Skoci me Hibernian e Glasgow Rangers, para se të rikthehej në verën e vitit 2020 në kampionatin zviceran.

Aktualisht sulmuesi shqiptar është pjesë e ST Gallen, por në nëntë ndeshje nuk ka gjetur ende rrugën e golit.

Mediat zvicerane dhe ato gjermane kanë raportuar se e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në futbollin gjerman.

VFL Bochum është skuadra që ka bërë ofertë për shqiptarin dhe ajo ofertë është duke u shqyrtuar nga ai.

Ekipi bardhekaltër është në pozitën e dytë në Bundesliga 2 dhe ndër skuadrat favorite së bashku me Hamburgun për t’u inkuadruar në elitën e futbollit gjerman.

Besohet se largimi i Kamberit nga St Gallen mund të ndodhë për shumën e një milion eurove.

Vlen të përmendet se Kamberi kishte kaluar një edicion në futbollin gjerman, kur në vitin 2016 ishte i huazuar tek Karsluher nga Grasshopper. 

Leave a Reply