S’ka gola në Suharekë, finalisti përcaktohet në “Rexhep Rexhepi”

0
443

Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Kosovës në Futboll, mes Ballkanit dhe Feronikelit është mbyllur pa gola.

Lideri i tabelës dhe skuadra nga Drenasi, u ballafaquan sot në Suharekë, në një sfidën mesatare, por që nuk prodhoi gola, edhe pse rastet nuk munguan këtë duel.

Skuadra e Ismet Munishit provoj më shumë të gjejë rrugën e golit, sidomos në pjesën e dytë, megjithatë, kampionët në fuqi ia dolën që nga ky udhëtim të dalin të pamposhtur, rezultat ky që favorin ekipin e Afrim Tovërlanit, pasi që ndeshja kthyese luhet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

“Nikli” ka mundur që në finish të ndeshjes farë lehtë të shënojë golin e fitores, por Lapidar Lladrovci nuk u tregua i saktë në goditjen me kokë.

Kujtojmë së dje Prishtina mundi Drenicën, me rezultat 3-0, dhe thuaj së prishtinasit më një këmbë janë në finale, sepse drenicasit do ta kenë vështirë ta përmbysin rezultatin e lojës së parë.

Ndeshjet e kthimit luhen pas dy javësh. 

Leave a Reply