Shkarkohet trajneri i Kosovës, Bernard Challandes

0
417

Bernard Challandes është shkarkuar edhe zyrtarisht nga posti i trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës, raporton FrontOnline.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Trajneri zviceran ishte në qendër të kritikave të shumta pas rezultateve zhgënjyese në muajt e fundit.

E gjithë kupa u mbush me humbjen e mbrëmshme nga Gjeorgjia 1:2 në Prishtinë.

Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022, por epokës së tij në krye të “Dardanëve” i erdhi fundi një vit më herët, pas një fushate tejet dëshpëruese në kualifikime për Kupën e Botës 2022.

Leave a Reply