Selmani ftohet nga Kosova për ndeshjet e marsit

0
414

Astrit Selmani do të jetë një nga prurjet e reja te Kombëtarja e Kosovës në muajin mars.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që trajneri Bernard Challandes e ka ftuar sulmuesin e Hammarby për miqësoren ndaj Lituanisë dhe ndeshjet kualifikuese kundër Suedisë dhe Spanjës.

Challandes planifikon që t’i jap hapësirë 23 vjeçarit kundër Lituanisë.

Selmani, shpërtheu edicionin e kaluar te Varberg duke shënuar 15 gola në 24 ndeshje.

Në janar ai u transferua te Hammarby, që ka bashkëpronar futbollistin e njohur Zlatan Ibrahimoviq.

Leave a Reply