Selektori i Lituanisë: Kosova luan si Shqipëria

0
430

Përfaqësuesja e Lituanisë në futboll është mbledhur të hënën për t’u përgatitur për tri ndeshjet e ardhshme. Menjëherë të mërkurën Lituania luan ndaj Kosovës në Prishtinë.

Udhëtimin për në Prishtinë, përfaqësuesja e Lituanisë e ka të martën. Lituania nuk ka ndonjë lojtar të njohur kurse për selektor e ka Valdas Urbonasin. Ai ka thënë të hënën se Kosova luan ngjashëm me Shqipërinë. Lituania e Shqipëria janë përballur së fundi.

“Kosova ka histori të shkurtër në futboll. Ka një ekip ambicioz, që luan ngjashëm me ekipin nacional të Shqipërisë. Shoh disa ngjashmëri në mes këtyre ekipeve. Lojtarët e Kosovës luajnë në klube të mira. Kosova ka arritur fitore ndaj rivalëve të mirë, kështu që na pret një kundërshtar vërtetë serioz”, ka theksuar Urbonas.

Kosova llogaritet favorite e madhe ndaj Lituanisë, që nuk ka ndonjë sukses në futboll. Në Lituani basketbolli është sporti kryesor. Më 7 shtator të vitit të kaluar, Lituania shokoi Shqipërinë duke e mposhtur 1:0 në Tiranë.

Për Lituaninë ishte fitorja e parë në ndeshje zyrtare pas një kohe të gjatë. Më 14 tetor në Vilnius, Lituania e Shqipëria luajtën pa gola./Koha

Leave a Reply