Santos: Ronaldo dëshiron të luajë, s’e kupton çfarë i ka ndodhur

0
388

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Suedinë në “José Alvalade” të Lisbonës, në mënyrë të pashmangshme foli mbi infektimin e Cristiano Ronaldos me Koronavirus, që erdhi si rrufë në qiell të hapur si për përfaqësuese luzitane dhe për Juventusin.

 “Cristiano është mirë, u izolua të hënën në mbrëmje dhe iu nënshtrua një testi të ri mëngjesin tjetër. Thotë se dëshiron të luajë, komunikon me ne nga atje lart. Ai është plotësisht asimptomatik, nuk e kuptoi mirë se çfarë i ndodhi”.

Sipas 66-vjeçarit, janë respektuar të gjitha pikat e protokollit, ndaj është e pabesueshme se si CR7 doli i prekur.

“Jemi të trishtuar sepse kemi bërë gjithçka që na është thënë. Jemi mbyllur këtu që nga e hëna, pra për shtatë ditë, dhe kjo vlen si për stafin, ashtu edhe për lojtarët. Kishim tampona negativë kur mbërritëm dhe askush nuk vinte nga jashtë, askush nuk dilte. Në periudhën e parë të trajnimit nuk kishte probleme, këtë herë po, por jo për shkak të mosrespektimit të protokollit.”

5 herë fituesi i Topit të Artë, ndër më të mirët e historisë, është mungesë shumë e madhe për Portugalinë.

“Të gjitha mungesat e shkaktuara nga Covid-19 janë humbje të mëdha. Kjo e Ronaldos është ndoshta mungesë edhe më e rëndë. Kam besim te të gjithë djemtë që do të zbresin në fushë. Plani nuk ndryshon, dinamika do të jetë e ndryshme, sepse Cristiano ka karakteristikat e veta. Asnjë skuadër nuk mund të përmirësohet pa lojtarin më të mirë në botë, por ne tashmë kemi treguar se dimë të përgjigjemi si kolektiv”./SS

Leave a Reply