Rrahmani për Kosovën: Kemi rrezikuar shumë!

0
417

Amir Rrahmani është i kënaqur për grumbullimin me Kosovën pas një periudhe të gjatë dhe shpreson që dardanët të marrin rezultate pozitive në dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve në mënyrë që futbollistëve tu shpërblehet mundimi pasi siç deklaron mbrojtësi më i ri i Napolit, disa nga lojtarët e Kosovës do të jenë të detyruar të kryejnë një karantinë dy-javore kur të kthehen në klubet e tyre.

“Ka kaluar një kohë e gjatë prej kur jemi grumbulluar herën e fundit dhe normalisht që na kanë munguar këto ndeshje me përfaqësuesen e vendit tonë. Nuk është e lehtë, shkaku i pandemisë dhe natyrisht do të luajmë pa tifozë. Do të jenë ndeshje ndryshe, shpresojmë t’i kalojmë me sukses. Na duhet rezultat pozitiv, për këtë arsye kemi ardhur, për këtë kemi rrezikuar, pasi ndoshta disa kur të kthehen do të bëjnë dy javë karantinë, por të gjithë duan të përfaqësojnë vendin e vet kështu që shpresojmë fillimisht për një rezultat pozitiv me Moldavinë e më pas të bëhemi gati për Greqinë”, u shpreh Rrahmani.

Leave a Reply