Ronaldo: Më vjen keq, s’mund t’ua premtoj edhe 20 vjet të tjera

0
349

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, të premten ka mbushur 36 vjet. Në ditën e ditëlindjes së tij, portugezi ka falënderuar fansat dhe përkrahësit e tij ndër vite. Përmes Instagramit, Ronaldo ka shkruar se ndonëse nuk do vazhdojë edhe 20 vjet të tjera, gjatë kësaj kohe, do vazhdojë ta japë maksimumin e tij.

“36-vjeçar, e pabesueshme. Ndihem sikur gjithçka filloi dje, por ky udhëtim tashmë plot aventura dhe histori për t’u mbajtur mend. Topi im i parë, ekipi im i parë, goli im i parë. Koha ikën. Derisa festoj ditëlindjen e 36-të dhe 20 vjet si futbollist profesionist, më vjen keq që nuk mund t’ua premtoj edhe 20 vjet të tjera në këtë. Por ajo që unë mund të ju premtoj është se për sa kohë që vazhdojë, kurrë nuk do merrni më pak se 100 për qind nga unë.

Ronaldo ka folur për karrierën e tij si futbollist, qëkur kishte nisur hapat e parë deri në ditët e sotme.

Leave a Reply