Ronaldo e ka ndarë mendjen, në verë largohet nga Juvja, e ardhmja…!

0
303

Për Cristiano Ronaldon ka ardhur momenti të nisë një tjetër cikël në karrierën e tij. Mënyra e sjelljes së portugezi në dy golat që i dhanë fitoren Juventusit ndaj Parmës ishte një sinjal i qartë se CR7 nuk ndihet më i lumtur te bardhezinjtë dhe kërkon të ndryshojë ambient.

Ronaldo nuk festoi duke qëndruar statik në golin e dytë të Alex Sandros dhe finalizimin e De Ligt si për të treguar se ka ardhur koha të hapë një faqe të re. Gazzetta Dello Sport raporton se Ronaldo i ka kërkuar agjentit të tij historic Jorge Mendes të nisë kontaktet për t’i gjetur një sistemim të ri. Dëshira e yllit portugez është të rikthehet te Manchester United për të luajtur edhe për 2 apo 3 sezone në nivelet më të larta të futbollit anglez.

Mendes ka nisur të studiojë menjëherë terrenin nëse United i ka mundësitë financiare për të rikthyer në gjirin e saj Cristiano Ronaldon një ndër futbollistët më të mirë që ka patur ndonjëherë në historinë e saj. CR7 e ka ndarë tashmë mendjen dhe do të lërë Juventusin në verë, një vit para përfundimit të kontratës. Edhe drejtuesit e klubit bardhezi nuk kanë ndërmend ta ndalojnë pasi duan të privohen nga paga e lartë e portugezit prej 30 milionë eurosh në sezon. Për ta lënë të lirë Juventusi synon të arkëtojë afërsisht 30 milionë euro nga shitja e 36-vjeçarit luzitan. Tashmë mbetet për t’u parë nëse e ardhmja e Ronaldos do të jetë në Old Trafford apo në ndonjë impiant tjetër madhështor./SS

Leave a Reply