Rivaldo shtyn Messin drejt PSG-së: Është destinacioni ideal për të

0
40

E kishte thënë në të kaluarën dhe e përsërit edhe tani. Rivaldo, ish-lojtari i famshëm i Barcelonës dhe Milanit, ka folur për të ardhmen e Lionel Messit. Vetëm se këtë herë braziliani, jo vetëm përgatit psikologjikisht “blaugranat’ për humbjen e argjentinasit, por shprehet edhe për destinacionin e tij të mundshëm.

“PSG do të ishte destinacioni ideal për Messin. Para së gjithash, është një klub i mirëstrukturuar dhe, veç të tjerash, do të luante me Neymarin në një kampionat ku do të shkëlqente pa asnjë problem. Është sigurisht një kampionat më pak kompetitiv se La Liga ose Premier League, ndaj mund ta menaxhojë aspektin fizik për t’u përballur më pas në formë me impenjimet e Champions League.”

Por diskutimi i Rivaldos nuk kufizohet vetëm në aspektin sportiv për Messin, por edhe në atë të marketingut, sa i përket gjithë kampionatit francez.

“PSG është ndër të paktat klube që mund t’i paguajë Messit një rrogë si ajo aktualja dhe mbërritja e tij do të ndihmonte shumë edhe rritjen e Ligue 1, që në vitet e fundit ka humbur shumë në krahasim me Bundesligën apo Serinë A. Mendoj që Messi ka mjaftueshëm motive për t’i thënë po ofertës së PSG”./SS

Leave a Reply