Reja: Anglinë do ta sulmojmë

0
320

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka thë se Shqipëria do të luajë lojë sulmuese ndaj Anglisë.

Ai ka folur një ditë para ndeshjes, e cila do të zhvillohet në Tiranë dhe që u përket kualifikimeve për Botërorin 2022. 

“Anglia shënoi 5 gola, është një skuadër me shumë cilësi dhe nuk është surprizë. Nga ana taktike duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Duhet t’i frikësojmë disi, duke i sulmuar. Duhet t’i mbajmë në tension të lartë gjatë gjithë kohës. Kemi respekt për Anglinë, por ne do bëjmë ndeshjen tonë dhe pse të mos marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë Reja.

Leave a Reply