Real Madridi mposht Barcelonën dhe bëhet lider i La Ligas

0
311

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe në ‘El Clasico’ duke mposhtur Barcelonën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidanes fitoi 2 me 1 kundër ekipit katalunas, shkruan IndeksOnline

Dy gola skuadra madrilene i shënoi në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Karim Benzema, me një gol të bukur në minutën e 13’të dhe pastaj në minutën e 28’të Toni Kroos nga gjuajtja e lirë dyfishoi epërsinë.

Në pjesën e dytë skuadra e Koemanit ishte më e rrëzikshme, por arritën të shënonin vetëm një gol.

Për ta ngushtuar rezultatin në 2 me 1, shënoi Mingueza.

Kujtojmë që Real Madrid mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Casemiro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë fitore Real Madrid tani merr kreun e La Ligas me 66 pikë, aq sa ka Atletico Madrid (një ndeshje më pak).

Leave a Reply