Rakitic mund të ishte i Manchester United, moti i ftohtë pengoi transferimin!

0
30

Ivan Rakitic në merkaton e kësaj vere mund të ishte bërë një lojtar i Manchester United por shkaku që ky transferim dështoi u bë moti i ftohtë.

Mesfushori kroat nuk ishte kundër largimit nga Barcelona por dëshironte një skuadër që luante në një shtet ku klima nuk është shumë e ftohtë, pasi Rakitic gjatë kësaj periudhe është mësuar të luajë në qytete që mbizotrojnë kryesisht temperaturat e larta.

Lajmi raportohet nga Daily Mail që zbulon arsyet se përse ky transferim i bujshëm merkatoje nuk u konkretizua, pikërisht sepse në Manchester është shumë ftohtë. Gjithsesi Rakitic është jashtë planeve të Valverdes dhe po gjen shumë pak hapësira te Barcelona në këtë sezon kështu që mundësitë që ai të largohet në merkaton e janarit janë të mëdha./SS

Leave a Reply