PSG, gati t’i rrëmbejë Barcelonës mbrojtësin brazilian

0
382

Një nga përparësitë e PSG-së në merkaton e verës do të jetë forcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes. Klubi parizien ishte i interesuar për Sergiño Dest, i blerë nga Barcelona verën e kaluar, dhe tani po i hedh sytë te një lojtar tjetër që është në orbitën e Barçës. Ky është Emerson Royal, aktualisht pjesë Betisit e që verën e ardhshme presupozohet se do t’u bashkohet “blaugranave”.

Sipas Goal.com, Barcelona mund të bëjë biznes me mbrojtësin brazilian. Barça, e cila bleu gjysmën e kartonit të lojtarit nga Atlético Mineiro (ndërsa gjysmën tjetër Betisi), do të duhet t’i paguajë ekipit andaluzian gjashtë milionë. Përveç kësaj shume, edhe tre milionë euro për rritjen e vlerës së futbollistit, sikurse palët kanë rënë dakord. Prandaj, Barcelonës do t’i kushtonte në total 15 milionë euro ky futbollist.

Kështu, nëse PSG ofron një shifër dukshëm më të lartë 15 milionë, do ta bënte ekipin “blaugrana” ta analizonte situatën, pse jo ta pranonte ofertën. Sipas medieve në Spanjë, Parisi mund ta bindë Barçën me 25 milionë euro, aq sa është vlerë e tregut të Royal.

Braziliani, në moshën 22-vjeçare, ka ende mundësi të mëdha për t’u përmirësuar is futbollist, teksa në 24 ndeshje ku është aktivizuar te Betisi këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka dhënë katër asiste./SS

Leave a Reply