PSG e sigurt në transferimin e Pogbas për vetëm 50 milionë euro

0
341

Paris Saint-Germain këtë afat kalimtar të verës e ka marrur seriozisht përgatitjet për edicionin e ardhshëm duke transferuar lojtarë të shumtë.

Klubi parizien tashmë ka afruar për sezonin e ardhshëm deri tani katër super lojtarë, si Wijnaldum, Hakimi dhe Sergio Ramos.

Nënkampionët e Francës kanë synimin e madh për të fituar Champions League dhe për të dominuar Europën.

Dhe për ta bërë diçka të tillë duket se nuk kanë përfunduar dhuratat për tifozët sepse drejtuesit po mendojnë edhe një tjetër goditje të madhe, Paul Pogba.

Klubi francez është i sigurt se mund ta transferojë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, për një çmim të përgjysmuar.

28 vjeçari francez ka edhe një vit kontratë me klubin anglez, Manchester United dhe deri tani ka refuzuar të rinovojë kontratën.

Refuzimi i Pogba-s për rinovim të kontratës ka alarmuar klubin, duke bërë që të frikësohen se mund ta humbin një lojtar të shkëlqyer dhe si lojtar të lirë, por skuadrat evropiane e dëshirojnë transferimin e tij.

Një ashtu edhe PSG-ja dëshiron mesfushorin e Man UTD dhe beson që është koha për një transferim të tillë.

Sipas asaj që raporton mediumi The Telegraph, thuhet se klubi francez, Paris Saint-Germain beson se mund të nënshkruajnë me Paul Pogban për vetëm 50 milion euro këtë verë.

Leave a Reply