Prizrenasi Gavazaj, rinovon me Renovën

0
432

Alush Gavazaj, që ka bërë karrierë me Lirinë, Feronikelin dhe Vushtrrinë, tashmë nga janari po djersit fanelën e Renovës, skuadër kjo nga Republika Veriore e Maqedonisë, ku luajti me mjaftë sukses.

Meqenëse, Gavazaj pati performansë shumë të mirë, drejtuesit e skuadrës i ofruan kontratë të re, për çka edhe është arritur akordi nga palët.
‘Po.Kam nënshkruar kontratë një vjeçare me Renovën dhe jamë i kënaqur me kushtet. Pres që të arsyetoj besimin dhe të arrrijmë objektivat’, ka thënë të mërkuren për gazetën, Gavazaj.

Skuadra nga dje ka rinisë përgatitjet për edicionin e ri dhe me focus të veçantë për ndeshjet paraeliminatore në garat e UEFA-s.
Renova është njëra nga tri skuadrat shqiptare që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garat Europiane.

Leave a Reply