Pritet të shtyhet fillimi i edicionit në Superligën e Kosovës

0
373

Federata e Futbollit të Kosovës kishte paraparë që edicioni i ri në Superligën e Kosovës të nis më 12 shtator.

Megjithatë, për shkak të rrethanave të krijuara, duket se nuk do të ndodhë kështu.

Zyrtarisht, klubeve kosovare nende nuk iu është dhënë leja për t’i nisur stërvitjet nga Ministria e Shëndetësisë.

Por, “Zeri.info” nga burime brenda FFK-së merr vesh se edicioni i ri mund të nis me një javë vonesë.

Konkretisht, edicioni i ri mund të startojë më 19 shtator.

Ndryshe, tashmë është publikuar edhe kalendari për fazën e parë të edicionit të kampionatit elitar kosovar

Leave a Reply