Prezantohen logoja e re e FFK-së dhe fanellat e reja të përfaqësueses

0
155

Janë prezantuar logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fanellat e reja të përfaqësueses me të cilat Kosova do të luajë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Logoja u prezantua në një konferencë për media. Bakir Burri, nënkryetari i FFK-së, ka thënë se FFK-ja e ka cilësuar të qëlluar logon e re pasi “i ka simbolet tona”.

“Dëshiroj që kjo emblemë të pëlqehet nga të gjithë. Neve si federatë na ka pëlqyer dhe është e qëlluar pasi i ka simbolet tona. Shpresoj që me këtë emblemë dhe fanellat e reja të kemi fat në këto kualifikime”, ka thënë ai në konferencën për media./KOHA/

Leave a Reply