Presidenti i Ballkanit siguron stafin dhe lojtarët: Do të paguhen të gjitha pagat

0
105
Foto: Arkiva

Futbolli kosovar por edhe ai botëror po kalon në momente shumë të vështira pas përhapjes së koronavirusit.

Të gjitha garat janë pezulluar derisa ngjarja e vitit në Evropë, Euro 2020 është shtyrë për vitin e ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Edhe Superliga e Kosovës i ka shtyrë ndeshjet deri në një kohë ta pacaktuar, atëherë kur nuk do të ketë më pandemi.

Ajo që më së shumti i frikëson klubet kosovare është gjendja financiare pasi që shumë biznese i kanë ndalur aktivitetet e tyre dhe klubet kanë paga për tu dhënë futbollistëve.

Megjithatë, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se çdo “cent” do tu paguhet futbollistëve me kohë.

Normal se kjo gjendje e jashtëzakonshme do të ndikoj edhe në klubin tonë sikur çdo klub tjetër në Kosovë apo edhe jashtë”, ka thënë Kabashi.

Deri me tani të gjitha obligimet janë të kryera , të shohim muajt e ardhshëm si po rrjedhin gjërat, apo sa do të zgjas kjo kriza e Epidemisë , tani po shihet se të gjitha bizneset janë ndalur”.

I lutemi Zotit qe mos të kemi probleme me financa dhe normal që do t’i paguajmë të gjitha pagat 100%”, ka thënë ndër të tjera numri një i Ballkanit.

Ballkani aktualisht është në vendin e parë në Superligë me 44 pikë, një më shumë se Drita dhe tri pikë më shumë se Gjilani e Prishtina.

Skuadra nga Suhareka ka filluar dominimin që kur në krye të saj ka ardhur Arsim Kabashi. /IndeksOnline/

Leave a Reply