Presidenti i Ballkanit i siguron lojtarët dhe stafin: S’ka ulje të pagave e as vonesa

0
564

Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, i ka siguruar lojtarët dhe stafin e klubit se nuk do të ketë vonesa e as ulje të pagave.

“Deri në këto momente jemi mirë me financa. Unë i sigurojë të gjithë në klub se nuk do të ketë shkurtime të pagave e as vonesa”, ka thënë Kabashi.

Po ashtu ai ka thënë se “Nuk besoi që do të ketë problem, pasi janë 2-3 javë që jemi në karantinë dhe nuk ka shumë kohë që është pandemia. Nëse zgjatë shumë mund të ketë probleme. Nëse zgjatë më shumë se 2-3 muaj mund të kemi vështirësi”.

Presidenti i Ballkanit ka bërë të ditur se ka kërkuar ndihmë nga shteti.
“Unë kam kërkuar ndihmë nga shteti dhe këtë e kam bërë edhe në Facebook. Disa klube nuk ë janë përgjigjur. Por, ne shpresojmë që të kalojë kjo kohë sa më shpejt dhe ti kthehemi normaliteti”, ka thënë Kabashi në Klan Kosova.

Leave a Reply