Pioli: Mandzukic një fitues!

0
464

Stefano Pioli u shfaq i gëzuar pas triumfit që Milani arriti në Sardenjë kundër skuadrës së Cagliari.

Zlatan Ibrahimovic realizoi dy dola për kuqezinjtë, ndërkohë që pas ndeshjes Pioli në lidhje me garën, transferimin e Mario Mandzukic, kartonin e kuq që mori Alexis Saelemaekers dhe për situatën në mbrojtje, për shkak se me mbarimin e pjesës së parë doli jashtë Simon Kjaer.

GARA – “Mendojmë të japim maksimumin në ¢do ndeshje tonën. Gjithmonë kërkoj përqendrim nga lojtarët e mi. Në çdo moment ata duhet të jenë gati dhe ishim edhe këtë herë. Ishte një provë force dhe fituam me meritë. Tifozët i falënderoj për mbështetjen dhe ekipi do mundohet t’u japë atyre më të mirën. Duhet të vazhdojmë të mendojmë se ndeshja e radhës është më e rëndësishmja.

Të shtunën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Atalantës. Në prill pastaj do të shohim renditjen. Shtatë skuadra janë shumë të forta, të gjitha do të luftojnë deri në fund për të fituar titullin kampion dhe për të arritur në Champions League. Ne do luftojmë të jemi në katër të parat. Ecuria e deritanishme na jep besim”, tha Pioli për Sky Sport Italia.

MANDZUKIC – “Ibra më ka thënë se do kujdeset ta mbajë atë afër. Jam i lumtur, klubi është ambicioz dhe do një Milan në majë. Ardhja e Mandzukic bëhet për të vijuar në këtë linjë. Duke pasur parasysh ndeshjet e shumta, ne kemi nevojë për shumë lojtarë. Gjithashtu u them lojtarëve se nuk është e rëndësishme sasia e minutave, por cilësia. Kur klubi ma propozoi unë u thashë po menjëherë. Fola me të dhe është shumë i motivuar. Ai është një fitues”.

MBROJTJA – “Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur për Kalulu. Ai luan me personalitet dhe me forcë. Është një tjetër lojtar që mund të na japë kënaqësi. Sa i takon Kjaer, ai nuk u dëmtua. Ka një problem që e kufizon pak dhe menduam që të mos rrezikojmë ndonjë dhimbje koke. Sa më shumë lojtarë cilësorë të kemi, as më shumë do të jemi në gjendje të bëjmë paraqitje të mira dhe të jemi konkurrues”.

SAELEMAEKERS – “Djali është duke u rritur dhe i kërkoi falje të gjithë ekipit. Ai ishte zemërthyer. Nuk dua ta mbroj atë, por ishin dy kartonë të verdhë të pamerituar. Është e vërtetë që ai duhet të jetë më i kthjellët dhe duhet të rritet nga ky gabim. Ai e bëri këtë gabim edhe në Napoli, por më pëlqeu qëndrimi i ti pas ndeshjes”. 

Leave a Reply