Pesë kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Solskjaer te Man Utd

0
323

Drejtuesit e Manchester Unitedit tashmë kanë përpiluar një listë me pesë emra trajnerësh të njohur që mund ta marrin drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer.

Humbja poshtëruese 4-1 në Watford të shtunën ishte gozhdë në arkivol për Solskjaer te Unitedi. Ky rezultat ishte humbja e shtatë e skuadrës së tij në 13 ndeshje dhe e la atë në vendin e shtatë në Ligën Premier, 12 pikë prapa liderit Chelsea.

Norvegjezi është shkarkuar nga posti i trajnerit në Old Trafford dhe gazeta Marca ka publikuar një artikull me pesë kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar atë, përcjell Telegrafi.

Zinedine Zidane

Ish-lojtari i Real Madridit ka mbetur pa punë që nga vera kur u largua nga kryeqyteti spanjoll. Ai ka qenë i lidhur me një lëvizje në Old Trafford në raste të mëparshme dhe krenohet me një CV mbresëlënëse nga koha e tij në krye të Real Madridit, duke fituar tre Liga të Kampionëve, dy tituj të La Liga Santander, dy Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të UEFA-s dhe dy Kupa të Botës për Klube.

Brendan Rodgers

Trajneri irlandezo-verior, i cili aktualisht punon në Leicester City, ka drejtuar Sëansea City, Liverpool dhe Celtic. Ai ka fituar shumë admirues gjatë karrierës së tij dhe e ka udhëhequr skuadrën e Leicester Cityt drejt fitimit të Kupës së parë në histori, teksa në dy dezone kanë përfunduar në vendin e pestë në Ligën Premier.

Michael Carrick

Ish-mesfushori i United do të marrë drejtimin e përkohshëm të skuadrës pas shkarkimit të Solskjaer, me ndeshjen e tij të parë që do të vijë të martën kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve. Nëse Carrick është në gjendje të mbajë drejtimin dhe të kthejë rezultatet, ai mund të bëhet trajner i përhershëm.

Erik ten Hag

Trajneri aktual i Ajaxit, Erik ten Hag, është një tjetër kandidat i mundshëm për këtë punë, pasi ka qenë në krye të gjigantëve holandez që nga viti 2017. Ten Hag luan një stil tërheqës futbolli dhe ka fituar dy herë nga dy trofe në Eredivisie dhe KNVB Cup në kohën e tij, si dhe ka ngritur Superkupën e Holandës dhe ka udhëhequr skuadrën e tij deri në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Laurent Blanc

Trajneri francez, Laurent Blanc është gjithashtu në garë dhe ka punuar me sulmuesin e Unitedit, Edison Cavani në Paris Saint-Germain, ku ai fitoi tre tituj të Ligue 1 në po aq vite. Francezi luajti në Old Trafford për dy vjet përpara se të tërhiqej në vitin 2003, dhe aktualisht është duke punuar si trajner në Al-Rayyan në Katar. Blanc ka punuar gjithashtu në Bordeaux, duke fituar Ligue 1 në vitin 2009, dhe ai drejtoi kombëtaren franceze pas Kupës së Botës të vitit 2010.

Leave a Reply