Përforcohet KBF “Junior 06”

0
497

Basketbollistet e KBF “Junior 06” tashmë janë në pushim dimëror, mirëpo ato për asnjë çast nuk i kanë ndërprerë ushtrimet.

Trajnerët Ramush Rushiti dhe dr. Naser Oskaçek po e shfrytëzojnë këtë pushim të shkurtër për të hyrë edhe më të përgatitur në stinorin pranveror. Krahas vazhdimit të përgatitjeve intensive, skuadra ka nisur të përforcohet edhe me basketbolliste cilësore dhe me basketbolliste me përvojë.Ekipt i është rikthyer qendra shtatlarte 185 cm Dea Çejku. 24 vjeçarja ka përvojë në pozitën e qendrës dhe do t’i ndihmojë shumë ekipit në këtë pozitë shumë të rëndësishme.

Po ashtu ekipi është përforcuar edhe me 18 vjeçaren Agnesa Rrahmanin, që ka licencë të dyfishtë. Në pjesën e dytë të kampionatot trajnerët Rushiti dhe Oskaçak do të mund të llogarisin edhe në dy ish-lojtaret fantastike të KB “Bashkimi”, të cilat kanë përvojë të madhe në basketbollin Kosovar: Elinda Musliu dhe Majlinda Avdijaj. Ndërkohë, ekipi do të vazhdojë të përforcohet edhe më shumë me qëllim të inkuadrimit në elitën e basketbollit Kosovar. “Po, ne tashmë jemi përforcuar me këto basketbolliste.

Pa dyshim ato do të ndikojnë shumë në ngritjen e cilësisë së lojës sonë. Këto dhe përforcimet tjera që do të vijnë këto ditë, si dhe puna e angazhimi i vashave të ekipit tonë, do të bëjnë që ne të mbizotërojmë në ndeshjet e Ligës së parë dhe në fund do të inkuadrohemi në Superligë”, ka thënë shkurt trajneri Ramush Rushiti.Siç dihet, KBF “Junior 06” po zhvillon gara në Ligën e parë të Kosovës. Stinorin pranveror kjo skuadër e ka përfundur me 12 pikë, një më pak se lideri në tabelë Unitet Basketball. Pesë fitore dhe dy humbje është bilanci i ndeshjeve të pjesës së parë të kampionatit. Ndeshjet e stinorit pranveror janë zhvilluar pa praninë e publikut, mirëpo disa prej tyre janë transmetuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të klubit. Le të shpresojmë që Pandemia “Covid 19” do të kalojë, në mënyrë që ndeshjet e pranverës të përcillen nga publiku, ndërkohë për shikuesit besnikë të këtij klubi, që nuk do të jenë në palestër, ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e këtij klubi./V.B.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, on stage dhe duke qëndruar
Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, playing a sport, dancing, Këpucë dhe fushë basketbolli, text that says 'SOVA'

Leave a Reply