Perez i fiksuar pas koreano-jugorit Son

0
362

Me koreano-jugorin në skuadër Perez jo vetëm që do të kishte më shumë përfitime nga shitjet e fanellave në tregun e Lindjes së Largët por do të shtonte cilësinë dhe shpejtësinë në sulmin e Los Blancos pasi Son e ka treguar veten gjatë këtyre viteve që ka pjesë e Tottenham në Premier League.

Për të bindur presidentin e klubit londinez Daniel Levy, numri 1 i Realit nuk do ta ketë aspak të thjeshtë pasi Son konsiderohet një lojtar shumë i rëndësishëm për Spurs-at dhe nëse vendos ta largojë Levy me siguri do të kërkojë të përfitojë sa më shumë nga shitja e sulmuesit 28-vjeçar, transmeton “Super Sport”.

Sipas mediave spanjolle Reali i Madridit e ka nisur ofensivën për yllin aziatik pikërisht me kërkesë të presidentit Perez dhe pritet të paraqitet në zyrat e Tottenham me një ofertë zyrtare për të bindur drejtuesit e klubit anglez. Son Heung-Min ka kontratë me Tottenham deri në 30 qershor të vitit 2023 ndërkohë që kartoni i tij vlerësohet rreth 80 milionë euro. Kapiteni Harry Kane mund të mos jetë i vetmi që mund të largohet nga Spurs në fund të këtij sezoni pasi bashkë me të mund të vendosë të braktisë Spurs-at edhe Son.

Leave a Reply