Për Muriqin po interesohet edhe Leicester City

0
44

Pas raportimeve se Lazio, Interi e Tottenhami janë duke e kërkuar shtatlartin e Kosovës, Vedat Muriqin, tani po raportohet se garës i ka hyrë edhe Leicester City.

Sipas gazetës turke, “HaberGlobal”, zyrtarë të Cityt kanë qenë në fitoren e Fenerbahçes 5-2 ndaj Genclerbirligit në Superligën turke të premten mbrëma, transmeton Koha.net.

Muriqi, që nga ky sezon është transferuar në Fenerbahçe, shënoi dy herë në këtë ndeshje, duke vazhduar kështu formën e tij të mirë për Fenerin që aktualisht është në vendin e pestë.

25 vjeçari nga Prizreni ka shënuar 13 gola në 14 ndeshje në të gjitha garat për ekipin e tij.

Leicester City, por edhe AS Monaco e Eintracht Frankfurti, thuhet se kanë dërguar zyrtarë të klubeve të tyre për ta monitoruar atë në Stamboll.

Përfaqësuesi i Kosovës ka qenë i lidhur më herët me një kalim edhe te Manchester Unitedi.

Raportimet e mediave thanë se skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit e kishte monitoruar sulmuesin shtatlartë gjatë shtatorit.

Leave a Reply