Për nder të 17 shkurtit turne në basketboll për grupmosha të reja

0
561

Për nder të 17 Shkurtit – 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e në organizim të SHB “Junior 06”, u mbajt turneu në basketboll për grupmosha të reja. Me këtë rast, krahas ekipeve nikoqire, morën pjesë edhe ekipi i Bashkimit dhe ekipet nga Peja.

Turneu u hap me ndeshjen e 12-vjeçarëve. U takuan Junior 06 dhe Peja. Prizrenasit qenë më të mië dhe në fund triumfuan me rezultat 36:25. Të pranishmit patën rast të shohin talentin e këtyre vogëlushëve, ndër të cilët u dallua basketbollisti Ardit Rushiti, që njehrësh u shpall edhe MVP.
Ndeshja u dytë ballafaqoi kadetët e skudrës Junior 06 me ata të Bashkimit. Ishin dy skuadra rivale të qytetit tonë, rivalitet ky që u pa edhe gjatë gjithë takimit. Pas katër periudhave tejet të forta, në fund basketbollistët e Juniro 06 shënuan fitore me rezultat 45:37. Haxhi Ademaj ishte lojtari MVP i këtij takimi.

Ndeshja e tretë ishte ajo e 14-vjeçareve. U takuna basketbollistet e ekipit Junior 06 dhe ato të Penzës. Prizrezrenaset luajtën më mirë pasi edhe me lehtësi e përmbyllën këtë ballafaqim me shifrat 43:22. Rina Berisha ishte lojtarja më e dalluar (MVP) e këtij takimi.
Ky turne u mbajt nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, prof.dr. Mytaher Haskuka dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dh Sport të KK të Prizrenit. I pari i Komunës së Prizrenit në fund të turneut ndau medaljet dhe kupat për ekipet dhe për individët më të dalluar, ndërsa, i kënaqur me lojën dhe organizimn e këtij turneu, tha se organzimet e këtilla përherë do të ndihmohen, ndërkohë ekipin e vashave Junior 06, që garon në Ligën e parë të Kosovës, do ta përkrahë edhe më shumë me qëllim të inkuadrimit në elitën e basketbollit femëror të Kosovës…/V.B.

Leave a Reply