Pas fitores ndaj Çekisë, Vedat Muriqi: Për popullin dhe vendin tim e jap shpirtin

0
87

Top sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka deklaruar se për Kosovën dhe popullin e saj ia vlen edhe të vdesësh, transmeton Gazeta Metro.

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar sot një fitore të madhe ndaj Republikës së Çekisë me rezultatin 2-1 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.

Autori i golit të parë, Vedat Muriqi, falenderoi tifozët dhe tha se për ta dhe vendin është i gatshëm ta lë edhe shpirtin në fushë.

“Faleminderit shtetit të Kosovës, atyre që ishin në stadium, por edhe ata nga shtëpia. Sot festojmë dhe nesër e harrojmë, pasi kemi ndeshje shumë të rëndësishme me Anglinë” – tha fillimisht ai për ‘SuperSport’.

“Pasi pësuam gol u këndellëm. Barazimi i shpejtë na dha zemër dhe në zhveshtore thamë se mund të fitojmë. Më këtë publik fitohet. E japim shpirtin në fushë për këta njerëz që ishin në stadium, por edhe në të gjithë vendin” – ka deklaruar sulmuesi prizrenas.

Ndryshe, Kosova takohet pas tre ditësh(10 shtator) me Anglinë

Leave a Reply