Pandev: Jemi brezi që kemi shkruar historinë, tani duam pikë

0
273

Shënoi golin e parë të Maqedonisë së Veriut në Europian, në debutimin ndaj Austrisë dhe tani ëndërron të marrë pikët e para në turneun kontinental. Në moshën 38-vjeçare, Goran Pandev po jeton një rini të dytë në karrierës e tij të pafund. Pas ndeshjes së humbur kundër Austrisë, kundërshtari për t’u përballur është Ukraina e Shevchenkos.

“Jam i lumtur për golin dhe më vjen keq për rezultatin, por për ne ishte e rëndësishme të luanim në këtë Europian. Përvojë dhe emocion i pabesueshëm për mua, për shokët e mi të skuadrës dhe për të gjithë vendin. Austria fitoi me meritë, ne shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të jemi në gjendje të marrim rezultate pozoivedhe disa pike, për ta përfunduar mirë këtë Evropian “.

Për sulmuesin e Genoas, kapitenin e ekipit të tij kombëtar, Kampionati Europian mund të jetë pika e kulminante për të mbyllur në mënyrën e duhur karrierën.

“Ende nuk e di se çfarë do të bëj, jam përqendruar në Kampionatin Europian, le të shohim nëse mund të luaj edhe një vit. Ne kemi shkruar historinë e vendit tonë, jemi brezi i parë që kemi arritëm këtë rezultat. Por tani duam të bëjmë figurë të mire. Jemi një ekip i ri me pak përvojë në këto gara ndërkombëtare. Ukraina Ne po e studiojmë këto ditë dhe e dimë që është një ekip shumë i fortë, Sheva po bën një punë të shkëlqyer. Për ne do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por nuk kemi asgjë për të humbur dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Ata janë favoritë, por ne do të përpiqemi”./SS

Leave a Reply