Pajaziti nënshkruan kontratë profesionale me klubin e Premierligës

0
521

Adrion Pajaziti ka bërë hapin e madh në karrierë duke nënshkruar kontratë profesionale me klubin e njohur anglez, Fulham.

Mesfushori shqiptar me kontratën e re do të jetë pjesë e Fulhamit deri në vitin 2022, ka bërë me dije faqja zyrtare e klubit.

Pajaziti është paraqitur në tri ndeshje me grupmoshat U23 të Fullhamit, derisa njëherë është paraqitur edhe në Kupën EFL në ndeshjen ndaj Peterborough Unitedit.

17-vjeçari është shprehur tejet i lumtur me kontratën e parë profesionale.

“Jam i lumtur. Kam qenë pjesë e këtij klubi për më shumë se shtatë vite dhe jam i lumtur që e nënshkruaj këtë kontrat. Kjo dëshmon se unë po përparoj si futbollist dhe se klubi ka besim në mua”, ka thënë Pajaziti.

Ndryshe, Pajaziti është pjesë e grupmoshës U19 të Shqipërisë.

Leave a Reply